Maqedoni

Pribe i paraprin vizitës së Han, reformat prioritare në fokus

25.06.2017 14:04

Eksperti gjerman, Rajnhard Pribe, i angazhuar i posaçëm i KE-së për Maqedoninë, ka ardhë në vend disa ditë para vizitës së paralajmëruar...

Pribe pritet që në ditët në vijim të zhvillojë takime me përfaqësues qeveritarë për diskutuar Prioritetet urgjente reformuese, si dhe për planin aksionar të Qeverisë për zbatim të tyre. Masat nga Plani aksionar për mënjanim të pengesave për integrim të Maqedonisë në BE do të prezantohen edhe para eurokomisarit Johanes Han, i cili të hënë vjen për vizitë në Maqedoni.
 
“Realzimi i këtyre proceseve kërkon koordinim në tërësi të spektrit politik në Maqedoni. Mendoj se kjo do të potencohet në vizitën e komisionerit Han se realizimi në tëresi i sistemit juridik do të jetë rpioriteti kryesor që do të ndërlidhet edhe me vetë avancimin e procesit t ëintegrimeve euroatlantike të RM-së. Besoj se këtu do të kemi një shenjë inkurajuese për qeverinë e re, nga ana e komisionerit Han”, tha Jusuf Zendeli, analist.
 
Eksperti gjerman, ish-drejtor i Drejtoratit për zgjerim të BE-së, Rajnhard Pribe, sëbashku me një grup ekspertësh, më 8 qershor të vitit 2015, kanë hartuar rekomandimet për cështje sistemore për sundimin e ligjit lidhur me ndjekjen e komunikimeve që u zbuluan në pranverë të vitit 2015. 
 
Rekomandimet që janë përgatit nga grupi I ekspertëve të pavarur të angazhuar nga KE pritet të lehtësojnë punën lidhur me Reformat urgjente prioritare të caktuara nga KE si përgjigje për krizën politike në afat të shkurtër.  
 
Në ligjëratën që mbajti, pak ditë më parë, para pjesëmarrësve të Shkollës njëjavore në Ohër, Pribe nuk zbuloi detaje për qëllimin dhe porositë që ka për establishmentin politik gjatë kësaj vizite. Angazhimi i tij para takimeve zyrtare, siç tha, ishte që t’u transmetoj juristëve të rinj për proceset integruese evropiane dhe vlerat evropiane që janë parakusht për anëtarësim, dhe në bazë shkencore t’u transmetoj se çka do të thonë integrimet evropiane.
 
SHPËTIM NUREDINI