Maqedoni
Vrasje e katërfishtë në Gllumovë, vret vëllain dhe dy nipërit, më pas vret veten
25.06.2017 14:32
Një incident tragjik me 4 të vdekur ka ndodhur në Gllumovë të Shkupit...

Dorasi Shaban Sulejmani fillimisht ka shkuar në banesën e djemve te tij, ku kanë qenë edhe djemtë e vëllait që kishin ardhur për të uruar festën e Bajramit. Ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që ka shtyrë vrasësin të nxjerrë armën e të lërë të vdekur në vend dy niprit e tij, Muminin dhe Arijanin dhe të plagorus nipin e tretë.
Dorasi ëhstë rikthyer në Gllomovë ku ka takuar edhe të vëllain Abdyl Sulejmani të cilin gjithashtu e ka qëlluar me dy plumba duke e lënë të vrarë në vend. Policia ka ardhur menjëherë në vendngjarje, dhe edhe përkundër përpjekjeve të të afërmve për ta bindur që të dorëzohet, Shaban Sulejmani ka vrarë edhe veten.
MPB konfirmon se rreth orës 1, Shaban s. nga Gllumova ka kryer vrasje e tre personave, një në fshatin Gllumovë dhe dy në Kondovë. Njësiti Alfa ka kërkuar vrasin në fshatin Gllumovë, por i dyshuari ka kryer vetëvrasje. Ekipet e policës kanë dalur në terren për t’i bërë hetimet e nevojshme dhe për ta zbardhur rastin thonë nga MPB.
FLUTURA LATIFI
