Botë

Kinë, rrëshqitja e tokës, vazhdojnë kërkimet për 118 të zhdukurit nën dhe

25.06.2017 16:57

Në Kinë vazhdojnë kërkimet instensive të 118 njerëzve që kanë mbetur nën dhe, pas rrëshqitjes së djeshme masive të tokës...

Në Kinë vazhdojnë kërkimet instensive të  118 njerëzve që kanë mbetur nën dhe, pas rrëshqitjes së djeshme masive të tokës, që la 140 të vdekur. Sot në mëngjes janë gjetur 15 trupa por kërkimi I të tjerëve ecën me vështirësi
 
Reth 3.000 mijë profesionistë e vullnetarë, po kërkojnë me aparatura dhe qen, cdo shenjë jete në një hapësirë prej 62 hektarësh të mbuluar tërësisht nga dheu. Nën tokë kanë mbetur 62 shtëpi e hotele.
 
Kjo është rrëshqitja më e madhe e tokës që nga 2008, kur Kina përjetoi tërmetin më vdekjeprurës të shekullit, që la 90 mijë të vdekur. Autoritetet thonë, se mbi fshatin, Xinmo, ka rrëshqitur 8 milion kub gurë e dhe, apo sa madhësia e 3 mijë stadiumeve olimpike dhe shpresa për të mbiejtuar po shuhet me cdo orë që kalon.