Maqedoni

Festa e Fitër Bajramit, BIM pret urime, bakllavaja i bashkoi të gjithë

25.06.2017 17:29

“Bakllavaja e Bajramit”, është manifestimi tradicional I cili mblodhi të gjitha figurat publike të besimeve dhe profesioneve të ndryshme që erdhën të urojnë festën e Bajramit...

Kreu I BIM-it Sulejman Rexhepi, tha se me këtë organizim dëshiron të përcojë paqe, tolerace, dhe mirëkuptim mes të gjithë njerëzve pa dallim përkatësie etnike dhe fetare në vend, sepse kjo është edhe simbolika e kësaj feste.
 
“Le ta konsiderojmë edhe si një rast të mirë për tu takuar kështu në këtë formë subjekte të ndryshme qofshin ato fetare, kulturore, akademike, politike dhe të korit diplomatik që gjenden këtu në vendin tonë. Tash është bërë traditë dhe është  një rast  mirë për tu takuar të gjithë së bashku të festojmë dhe t’i këmbejmë urtata tona të përzemërta me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit. Për respektin ndaj jush, shtroj dhe ju ftojë në Bakllavën e Bajramit. Pra mirë se na keni ardhë!”, tha Sulejman Rexhepi, kryetar i BIM-it.
 
Në këtë tubim të pranishëm ishin krerët e ekzekutivit, kuvendit dhe të partive politike, ministra, Ipeshkvi  i kishës katolikë të Maqedonisë dhe përfaqëues të bashkësive të tjera fetare, të cilët shfrytëzuan këtë festë për të diskutuar reth diversiteteve dhe frymës së tolerancës ndërtetnike dhe ndërfetare në vend.
 
FARIJE DAUTI BAKIU