Botë

Shqipëria voton, pati incidente, pjesmarrja e ulët

25.06.2017 17:53

Kur kanë mbetur edhe pak minuta nga orari zyrtar i mbylljes së votimit për zgjedhjet parlamentare, procesi zgjedhor ka shënuar disa incidente...

Përplasja më serioze e që shkaktoi edhe polemija mes partisë Lëvizjsa Socialsite për Integrim dhe partisë Socialiste është shënuar në Lezhë, ku një simpatizant i LSI-së është qëlluar me armë, por pa marrë lëndime serioze.
 
“Policia e Lezhës paguhet për të mbrojtur qytetaret e jo kriminelët, prandaj i bëj thirrje policisë që t’i arrestojë ata.Populli i Lezhës po e jep verdiktin e tij edhe 4 orë e bandat do gjunjëzohen. Liria e dinjiteti i shqiptareve nuk kane çmim”, deklaroi Meta.
 
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar partia socialiste, duke e akuzuar presientin e zgjedhur Ilir Meta, se ka shkelur me të dyja këmbët Kodin Zgjedhor dhe se po bën thirrje destabilizeuese për vendin.
 
Ndërkohë pak momente pas hapjes së kutive të votimit, zyrtarët më të lartë të shtetit kanë përcjellë mesazhet e tyre. 
 
“Megjithëse demokracia jonë ka sfida të shumta, besoj që nëse shqiptarët vendosin që demokracia të funksionojë, ajo funksionon. Shqiptarët të tregojnë se demokracia mund të funksionojë. Sot është dita kryesore, e veçantë që shqiptarët të bëjnë që demokracia funksionon. Së pari përmes pjesëmarrjes dhe përmes vendimit të tyre për një të nesërme më të mirë. Uroj që Zoti të ndriçojë mendjen e gjithsecilit”, tha Presidenti Bujar Nishani.
 
“I uroj të gjithë gëzuar Bajramin dhe qoftë një ditë e bukur kjo për Shqipërinë. Unë jam shumë besimplotë që do të kemi një ditë shumë të bukur”, tha Rama.
 
“Sot është dita kur merret vendimi nga qytetarët për qytetarët. Mos mungoni në këtë vendimmarrje të madhe vetëm përmes votës dhe votimit mund të ndryshoni vetën tuaj. Këtë mesazh e kam në veçanti për qytetarët e zhgënjyer nga politika, Kjo është mundësia për të bërë diçka për të ndryshuar vetën, Shqipërinë. Ndaj mos mungoni, pasi do vendosni për katër vitet e ardhshme”, tha Basha.
 
Kutitë e votimit mbyllen në orën 19.00, ndërsa pjesëmarrja nuk ka qenë e kenaqshme sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
 
LULJETA NDOKA