Maqedoni

Zaharieva: Bullgaria e njeh gjuhën maqedonase

25.06.2017 18:14

Ekaterina Zaharieva, zëvëndës kryeministrja bullgare, që mban edhe postin e ministres së Punëve të Jashtme...

Ekaterina Zaharieva, zëvëndës kryeministrja bullgare, që mban edhe postin e ministres së Punëve të Jashtme, ka deklaruar se Bullgaria me pranimin e shtetit të Maqedonisë, ka njohur edhe gjuhën maqedonase. 
 
Sipas saj, gjuha maqedonase, është në përputhje me Kushtetutwn e Maqedonisë. "Për gjuhën nuk shoh të kemi kontest. gjuha maqedonase  është në përputhje me kushtetutën e Maqedonisë, dhe përderisa ne e kemi pranuar shtetin e Maqedonisë, do të thotë se e kemi pranuar edhe Kushtetutën e tyre tyre", deklaroi Zaharieva, në një intervistë për televizionin bullgar kombëtar BTV.