Maqedoni

Një autobus i Maqedonisë digjet në Greqi, pasagjerët të sigurt

25.06.2017 19:06

Një autobus i një agjencie turistike të Maqedonisë sot pasdite u përfshi nga flakët në Greqi rrugës për në Halkidiki, me ç'rast nuk ka udhëtarë të lënduar...

Mediat greke njoftojnë se pasagjerët në mënyrë të sigurt e kanë braktisur autobusin para se të digjet në tërësi, ndërsa zjarrin e kanë shuar 15 zjarrfikës me pesë automjete të zjarrfikësve.
 
Tani për tani nuk dihen shkaqet për zjarrin./Mia