Mbyllen qendrat e votimit në Shqipëri
Ka përfudnuar një orë më vonë sec duhej, procesi zgjedhor në Shqipëri...

KSH vendosi pak para mbylljes zyrtare të votimit, të zgjasë të njejtin pasi pjesmarrja e votuesve ishte e vogël.
Zgjedhjet kaluan me disa incidente, më I rëndi ishte ai në Lezhë ku u sulmuar me armë zjarri një anëtar I LSI-së dhe kjo shkaktoi reagimin e ashpër të presidentit të zgjedhur Ilir Meta që auzoi për sulmin bandat e krimit në qeveri.
PS u kundërpërgjigj duke akuzuar metën, se po shkel me të dyja këmbët Kodin Zgjedhor dhe se po bën thirrje destabilizeuese për vendin.
Incidente u shënuan edhe në qytetet e tjera. Edhe në Vlorë vëzhguesit janë përleshur me thika, PD ka tërhequr 30 komisionerë nga qendrat e votimit në Lushnje, dhe ka akuzuar se PS po blen vota.
Zgjedhjet janë monitoruar nga 896 vëzhgues te huaj, 339 prej të cilëve nga misioni I OSBE-ODIHR, raporti I të cilit do te shërbeje si pike referimi për standardet e zgjedhjeve parlamentare dhe me pas per përmirësimet qe klasa politike duhet te beje. Dalja e pare publike e misionit te ODIHR do te jete te hënën, kur pritet gjithashtu edhe publikimi I rezultateve të para nga komisioni shtetëror I zgjedhjeve.
