Izraeli sulmon disa pozicione ushtarake siriane

26.06.2017 11:34

Izraeli njoftoi se sot ka sulmuar disa posta të caktuara ushtarake, siriane....

Izraeli njoftoi se sot ka sulmuar disa posta të caktuara ushtarake, siriane.

Ky sulm erdhi si pasojë e shpërthimit në hapësirën e Golan-it, të predhave të humbura gjatë luftës civile në Siri.

Predhat siriane goditën në një zonë të hapur, në lartësitë e Golanit verior, duke mos shkaktuar lëndime. Ushtria izraelite njofton se objektivi i sulmit të së dielës ishin dy pozicione artilerie dhe një kamion i mbushur me municione, të cilat i përkisnin regjimit sirian.

Izraeli ka mbajtur një pozicion disi pasiv në luftën siriane, duke mbajtur nën kontroll vetëm kufirin e Golan Heights, të cilin e ka pushtuar gjatë një lufte në vitin 1967.