Kinë, rrëshqitja e dheut, vazhdojnë kërkimet, pa shpresa për të mbijetuar
26.06.2017 15:31
Vazhdojnë kërkimet në Kinë pas rrëshqitjes masive të dheut....

Vazhdojnë kërkimet në Kinë pas rrëshqitjes masive të dheut që mbuloi një fshat të tërë të shtunën, por shpresat për të mbijetuar janë shuar tërësisht.
93 persona ende konsiderohen të zhdukur, por 3 mijë njerëz të ekipeve të shpëtimit ende vazhdojnë kërkimet, të paktën për të nxjerrë trupat nga dheu.
Kjo është rrëshqitja më e madhe e tokës që nga 2008, kur Kina përjetoi tërmetin më vdekjeprurës të shekullit, që la 70 mijë të vdekur.
Mbi fshatin Xinmo ka rrëshqitur 8 milion kub gurë e dhe, apo sa madhësia e 3 mijë stadiumeve olimpike.
