Botë

Asambleja Parlamentare e KE-së, për herë të parë ulëse për delegacionin kosovar

26.06.2017 16:58

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që po mbahet në Strasburg të Francës...

Kjo është hera e parë që delegacionit të Kuvendit të Kosovës i lejohet ulësja në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Udhëheqësi i delegacionit, Xhavit Haliti, ka theksuar se: “Përpjekjet do të vazhdojnë që Kosova të bëhet anëtare e barabartë me vendet tjera në KE e BE”.

Ai ka thënë se gjatë qershorit pritet që të zgjidhet edhe raportuesi i KE-së për Kosovën.

Gjatë sesionit të qershorit presim që të zgjidhet edhe raportuesi i KE-së për Kosovën. Kështu që Kosova do të vazhdojë të jetë temë e përhershme e debateve në Asamblenë Parlamentare të KE-së dhe do ketë mundësi edhe më të mëdha që të prezantojë të arriturat demokratike, ashtu siç do përpiqemi që raportet bilaterale në mes të vendit tonë e vendeve anëtare të KE-së dhe atyre me status tjetër të përmirësohen e të bëhen të përhershme”,- ka thënë ai.