Falkao nuk luan në Brazil!
Mankthi i përfaqësueses së Kolumbisë u bë realitetit. Njëri prej sulmuesve më të mirë në botë, Radamel Falkao, nuk do të luaj në Brazil........
Mankthi i përfaqësueses së Kolumbisë u bë realitetit. Njëri prej sulmuesve më të mirë në botë, Radamel Falkao, nuk do të luaj në Brazil.
Edhe pse është pritur që lojtari i Monakos të rikuperohet deri në fillim të mundialit, seleksionuesi i Kolumbisë Hoze Pekerman, megjithatë ka vërtetuar që ai nuk është I gatshëm të luaj në Brazil.
Ndryshe, “El Tigre”, dëmtoi ligamentet gjatë muajit janar, duke luajtur për Monakon në një ndeshje të kupës, edhe ate kundër një skuadre nga liga e tretë, ndërsa edhe përkundër faktit që tani e sa kohë ushtronte me ekipin e Kolumbisë, ate nuk do të mund ta shohim në Brazil.
Për dallim nga Pekerman, seleksionuesi i Francës, Didie Deshamp, edhe përkundër problemeve me dëmtimin, nuk mundi e të mos e përfshij në mesin e 23 lojtarëve, Frenk Riberin.
Francezi, ka një lëndim kronik të kofshës, por edhe përkundër kësaj dhe spekulimeve që nuk do të udhëtojë në Brazil, ai do të jetë me ekipin, por nuk është e sigurtë nëse do të mund të luaj apo jo? Situata pritet të qartësohet pas miqësores kundër Xhamajkës të diellën.
Ndryshim tjetër në ekipin francez, është largimi shkaku I dëmtimit të portierit Stiv Mandanda dhe zëvendësimi i tij me Stefan Rufien.
Listën përfundimtare prej 23 futbollistëve të cilët do të luajnë në Brazil, e ka konfirmuar edhe Safet Sushiç, seleksionuesi i debutuesit të vetëm në këtë mundial, Bosnje e Hercegovinës. Në këtë listë, nuk ka ndonjë surprizë, pasi janë ftuar lojtarët të cilët aktualisht po luajnë në turnen e kombëtares në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pa surpriza të mëdha, është edhe lista prej 23 futbollistëve argjentinas. Seleksionuesi Alehandro Sabella, ka lënë jashtë ekipit Hoze Sosan e Atletiko Madridit, si dhe Ever Banegan, ndërsa në mbrojtje, ka vendosur të besoj te përvoja e lojtarëve si Demikelis, Zabaleta, Garaj e Kampanjaro. (Mustafa Ademi, TVM2)