Maqedoni

Ohër, regjistrohen dy tërmete

26.06.2017 17:22

Dy tërmete, me epiqendër në rajonin e Ohrit, janë regjistruar sot nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup...

Tërmeti i parë me magnitudë lokale të Rihterit 3,3 është ndjerë në orën 13:46 në Ohër, Resnje dhe Strugë, me intensitet prej IV ballëve sipas shkallës evropiane makrosizmike, ndërsa në orën 13:51 në rajonin e njëjtë është regjistruar edhe tërmeti i dytë me magnitudë lokale të Rihterit 2,5 dhe intensitet prej III ballëve sipas të njëjtës shkallë.