Maqedoni

Gllumovë, varrosen katër anëtarët e familjes Sulejmani

26.06.2017 18:21

Fshati Gllumovë i komunës së Sarajit në Shkup ka qenë sot në zi, pasi sot u bë varrimi i katër anëtarëve të një familjeje të vrarë një ditë më parë...

Siç dihet, Shaban Sulejmani nga fshati Gllumovë dje ka vrarë vëllanë e tij dhe nipat, ndërsa më pas edhe veten. Dy nipërit xhaxhai i tyre i vrau në Gjorçe, ndërsa më pas vëllanë e tij në Gllumovë. 

Gjatë tentimit të njësitit Alfa për arrestimin e tij, Shaban Sulejmani është vetëvra. Mosmarrëveshjet brenda familjes kanë qenë shkaku i tragjedisë së djeshme. Nga SPB e Shkupit dhe Prokuroria thonë se po punojnë për të mësuar shkaqet e kësaj tragjedie.