MAQEDONI
Besimi në Tribunën për perspektivat e Ballkanit Perëndimor pas zgjedhjeve në PE
03.06.2014 10:36
Të ftuar në tryezën e rrumbullakët janë analistë, akademikë dhe profesorë nga sfera e Euro-integrimeve...........

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi, sot në ambientet e Universitetit në Tetovë, Qendra për Zhvillimin e Biznesit, do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë "Perspektivat Evropiane të Ballkanit Perëndimor pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian" e cila organizohet nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Universiteti i Evropës Juglindore, në kuadër të BE Agjendës 2014.
Të ftuar në tryezën e rrumbullakët janë analistë, akademikë dhe profesorë nga sfera e Euro-integrimeve.
