Maqedoni
Han në Shkup, takon liderët e partive poilitike
26.06.2017 20:51
Gjat vizitës në Shkup, euroambasadori Johanes Han ka takuar edhe lideret e partive politike...

Në takimin me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, është biseduar për përmbushjen e reformave dhe obligimeve të dala nga marrveshja e Përzhinos. BDI qëndron pas të gjitha marrveshjeve që ka pranuar dhe nënshkruar përfshi edhe marrveshjen për koalicionim deklaroi lideri I integristëve Ali Ahmeti.
Ai theksoi edhe mbështetjen për agjendën evropjane, ndërsa tha se në takimin me Han është biuseduar për të gjitha çështjet përfshi edhe ligjin për gjuhën shqipe.
“Sigurova Zotin Han se BDI do të punojë dhe angazhohet për respektim të gjitha marrveshjeve për kualicionim dhe sigurova zotin Han se do të bëjmë përpjekje maksimale për të arritur hapat e duhur që të jemi sa më afër zhvillimeve dhe realizimeve të gjitha çështjeve që na afrojnë me evropën”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Reformat dhe integrimet kanë qenë temë edhe në takimet e eurokomesarit me liderin e LR PDSH-së Ziadin Sela, partia e poashtu është pjesë e kualicionit qeveritar.
“Folëm për tema të cilat I tangojnë qytetarët e Maqedonisë, dhe tangon stabilitetin e shtetit,anëtarësimi I maqedonisë në NATO, BE, implementimi I tërsishëlm I MO-së reformat në drejtësi etj”, tha Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së.
Mbështetje për reformat dhe integrimet në takimin me Han premtuan edhe liderët e dy partive shqiptare në opozitë kreu i lëvizjes Besa Bilall Kasami, dhe ai I pdsh-së Mendu Thaçi.
“E shprehëm qëndrimin tonë se edhe mëtutje LËvizja Besa do të jetë përkrahëse e proçeseve euro integruese dhe urojmë që kjo qeveri vërtetë të jetë reformatore dhe këto reformat të jenë në ionteres të qytetarëve”, tha Bilall Kasami, kryetari i lëvizja “BESA”.
Edhe në komunikatën e lëshuar nga shërbimi për informim I PDSH-së thuhet se Kryetari Thaçi e siguroi Komisionerin Han se PDSH do të jep përkrahjen e saj të plotë për reformat dhe proceset integruese të vendit.
Në këto tema Han ka biseduar edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.
GAZMEND REXHEPI
