BUDAPEST

Seminar për kartelet në furnizimet publike

03.06.2014 10:39

Qendra rajonale për konkurrencë në Budapest në bashkëpunim me Komisionin për mbrojtjen e konkurrencës organizon seminar për kartelet në furnizimet publike...........

Qendra rajonale për konkurrencë në Budapest në bashkëpunim me Komisionin për mbrojtjen e konkurrencës organizon seminar për kartelet në furnizimet publike.

Në seminarin dyditor do të marrin pjesë ekspertë për politikën konkurruese nga Qendra rajonale për konkurrencë, Francë, Rumani, Finlandë dhe Hungari si dhe përfaqësues nga Shqipëria, Azerbajxhani, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Bjellorusia, Kirgistani, Kazakistani, Kosova, Moldavia, Armenia, Serbia, Ukraina, Kroacia, Rusia dhe Rumania.

Seminari është mundësi të gjitha organet nacionale për mbrojtjen e konkurrencës nga Ballkani dhe Evropa Lindore të fitojnë njohuri shtesë për të drejtën për mbrojtjen e konkurrencës dhe ta përforcojnë bashkëpunimin midis tyre.

Kohëve të fundit, organet për mbrojtjen e konkurrencës i fokusojnë aktivitetet e tyre në luftën kundër karteleve si çrregullime më serioze të konkurrencës.