Osmani dhe Dimitrov mëngjes pune me Pribe
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani....

Zëvendëskryeminsitri Bujar Osmani dhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, kanë realizuar një mëngjes pune me ekspertin e Bashkimit Evropian Rajnhard Pribe.
Siç ka njoftuar vet zëvendëskryeministri Osmani në këtë mëngjes pune, sëbashku me ministrin Dimitrov kanë prezantuar planin e ri aksional të Qeverisë për përmbushjen e Reformave Urgjente Prioritare.
“Rajnhard Pribe është mik i rëndësishëm i vendit dhe kyçja e tij në këtë proces është e rëndësisë së veçantë për Republikën e Maqedonisë”, vlerëson Osmani.
Ai poashtu sot tkaon edhe drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit evropian, Xhenoveva Ruiz Kalavera.
"Vizita e Kalaverës, vjen në kohën e një agjende të fuqishme evropiane të Qeverisë, dhe paraqet edhe një konfirmim për intensitetin e proceseve eurointegruese", - njofton Sekretariati për çështje evropiane.
