Zaev në gjykatë për rastin ”ryshfeti”, avokatët kërkojnë ndarje të dëshmive
Kryeminsitri Zoran Zaev është paraqitur sot në gjykatë në seancën për lëndën ”Ryshfeti”....

Kryeminsitri Zoran Zaev është paraqitur sot në gjykatë në seancën për lëndën ”Ryshfeti”.
Siç bëri të ditur Zaev avokatët e tij kanë kërkuar që gjykata t’i ndajë dëshmitë e mbledhur me veprime të posaçme hetimore, pasi ato janë prezentuar publikisht. Sipas ligjit masat e posaçme hetimore që janë publikuar, nuk mund të përdoret si dëshmi, tha Zaev.
Kjo kërkesë u bazua në vendimin e mëhershëm të gjykatëses Tatjana Mihajllova për rastin ”Dhunë në komunën Qendër”. Dëshmitari kryesor në këtë rast, afaristi Ivan Nikollovsë Saçevaliev, nuk ishte i pranishëm në gjyq.
Akuza e rëndon Zaevin për gjoja kërkim ryshfeti prej 2 euro për metër katror për një tokë ndërtimore në Strumicë, që ai e ka mohuar kategorikisht.
