Shqipëri, PS fituese e zgjedhjeve të 25 qershorit

27.06.2017 12:01

KSHZ ka njoftuar se pasi janë numëruar më shumë se 95 % e kutive të votimit, PS ka fituar 74 mandate....

KSHZ ka njoftuar se pasi janë numëruar më shumë se 95 % e kutive të votimit, PS ka fituar 74 mandate deputetësh, 43 PD, 19 LSI, 3 PDIU dhe 1 Partia Social Demokrate.                                                                                        

I kënaqur nga rezultati kryetari I PS-së Edi Rama ka dalur me një mesazh: “Ia dolëm aty ku askush përveç nesh nuk e besonte se do t’ia dilnim.”

Kështu e nis mesazhin kryeministri Rama drejtuar deputetëve të tij. Kreu i qeverisë shqiptare falenderon shqiptarët që sipas tij i kanë bërë nderin më të madh që mund t’i bëhet atyre që kërkojnë votën e popullit.

Kjo fitore, thotë Rama, është përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnin. Nga ana tjetër është tregues se ka fituar shqipëria që kërkon shtet, kundër partive që kërkojnë tepsinë në kurriz të popullit e në dëm të shtetit.

Një bravo të madhe, Rama ia drejton të gjithë atyre që u angazhuan në këto zgjedhje. Për përqafimin e këtij momenti historik sipas kryeministrit, ai bën ftesë që të bashkohen nga të gjitha qarqet në orën 18.30 në sheshin Skënderbej për të festuar fitoren.

Ndërsa pas tetë vitesh në pushtet Lëvizja Socialiste për Integrim kalon në opozitë pasi PS tanimë ka numrat e mjaftueshme për të qeverisur e vetme.

Kryetari Petrit Vasili i cilësoi këto zgjedhje si më të shëmtuarat, pasi sipas tij u shoqëruan me blerje të votive, ndërsa falenderoi votuesit e LSI-së.

Për herë të parë shqiptarët do të kenë opozitë të vërtetë theksoi kryetari i LSI-së. Ndërsa në kampin demokrat duken më të heshtur.

Përveç një apeli komisionerëve që të vazhdojnë numrimin, kreu i demokratëve nuk ka bërë ndonjë prononcim mbi rezultatin. Por eksponent të kësaj partie kanë bërë fajtorë pikërisht kryetarin Basha për një rezultat kaq të dobët në këto zgjehdje, prandaj edhe kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Poashtu siç bëhet e ditur kandidati i pakicës maqedonase  në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), Vasil Sterjovski, nuk arriti të sigurojë vota të mjaftueshme për tu zgjedhur deputet në kuvendin e Shqipërisë.