Poposki në Vjenë në takimin e NEQ dhe në konferencën për Ballkanin Perëndimor
03.06.2014 10:45
Temë e Konferencës së Vjenës për Ballkanin Perëndimor është "BE-ja si projekt paqësor-hapat e radhës në procesin e zgjerimit".............

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, sot në Vjenë do të marrë pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor 2014 dhe në mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (NEQ).
Temë e Konferencës së Vjenës për Ballkanin Perëndimor është "BE-ja si projekt paqësor-hapat e radhës në procesin e zgjerimit".
Në takimin e NEQ, ministrat e vendeve anëtare do të bisedojnë për mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit rajonal, mbështetjen për integrimin e rajonit në BE, nxitjen e aktiviteteve ekonomike në EJL.
