Pakistan, 157 të vdekur nga shpërthimi i cisternës

27.06.2017 12:25

Është rritur në 157 persona numri i të vdekurve si pasojë...

Është rritur në 157 persona numri i të vdekurve si pasojë e përmbysjes së një cistern me karburante në Pakistan, më 25 qershor.

Cisterna e cila kishte rreth 25,000 litra karburante, u përmbys në një autostradë në jugperëndim të qytetit Multan.

Banorët që jetonin rreth asaj zone, ishin afruar për të mbledhur karburante nga rrjedhjet e cisternës para se ajo të shpërthente. Kryeministri Sharif që vizitoi një spital në Bahawalpur, vendosi që të lënduarit rëndë gjatë këtij incidenti të transferoheshin në spitale më të mëdha të vendit.

Ai e ka ndërprerë udhëtimin e tij në Londër, duke njoftuar më pas se do ta financojë me 20.000 dollarë secilën familje që ka humbur ndonjë anëtar gjatë këtij incidenti. “Ky nuk është kompensim, asgjë nuk mund të shpaguajë jetën e njeriut, mirëpo kjo shumë do të jetë në ndihmë të familjeve të prekura”, ka shtuar Sharif.