ShBA, 9 ditë zjarre masive, 1.500 banorë braktisin shtëpitë

27.06.2017 13:34

Më shumë se 1 mijë e 500 persona janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre....

Më shumë se 1 mijë e 500 persona janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre rreth zonës malore në Utah në perëndim të ShBA-ve, si pasojë e zjarrit të madh që ka përfshirë këtë vend.

Zjarret janë përhapur në të gjithë Utahin për nëntë ditë më radhë, ndërkaq shumë shtëpi janë shkatërruar.

Flakët janë përhapur në mbi 42,000 hektarë tokë, ndërkaq më shumë se 1,000 zjarrfikës po përpiqen të mbajnë nën kontroll zjarrin, duke përdorur ujë dhe sprej kundër zjarrit. Zjarri nisi kur një person i papërgjegjshëm i vuri flakën barërave të këqija në tikën e tij dhe u përhap me shpejtësi në zonën e thatë përreth.

Hetuesit e dinë se kush është fajtori, por nuk kanë lëshuar ende asnjë informacion rreth identitetit të personit dhe se për çfarë konkretisht po akuzohet.