ELEM në “Pauer Xhe Jurop” në Këln
SHA "Elektranat e Maqedonisë" sivjet për të katërtin vit me stendën e tyre do të prezentohen në panairin më të madh për energjetikë në Evropë "Pauer Xhen Jurop 2014" (Power Gen Europe) në segmentin e burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe efikasitetit energjetik........

SHA "Elektranat e Maqedonisë" sivjet për të katërtin vit me stendën e tyre do të prezentohen në panairin më të madh për energjetikë në Evropë "Pauer Xhen Jurop 2014" (Power Gen Europe) në segmentin e burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe efikasitetit energjetik.
Në panairin që sivjet mbahet në Këln të Gjermanisë mbi dhjetë vite prezentohen brendet më të mëdha botërore veprimtaria kryesore e së cilave është prodhimi i energjisë, si dhe prodhuesit e pajisjes për kapacitete energjetike. Në këtë manifestim ndërkombëtar me stendat dhe prezentimet e tyre marrin pjesë kompani nga të gjitha kontinentet.
SHA ELEM edhe sivjet me standin e saj do t'i prezentojë projektet energjetike zhvillimore në Republikën e Maqedonisë si biznes-destinacion i mundur.
Që atje thonë se ky manifestim ndërkombëtar është mundësi e shkëlqyer për prezentimin internacional të kompanisë, këmbimin e njohurive dhe përvojave, vendosjen e biznes relacioneve të reja dhe nismën e bashkëpunimit me subjekte afariste të mbarë botës.
Në kuadër të manifestimit të panairit do të mbahet Konferencë ndërkombëtare për burime ripërtëritëse dhe perspektivat e saj në Evropë deri në vitin 2030. Një prej temave për të cilat është paralajmëruar pjesëmarrje e ekspertëve eminentë nga e mbarë bota është se si kriza ekonomike globale ndikon mbi investimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë.
Në shumicën e vendeve tashmë ka filluar procesi i shfrytëzimit të teknologjive të qëndrueshme. Në mesin e mesazheve kryesore do të cilat do të dërgohen nga Pauer Xhen Jurop është se për momentin Evropës i nevojiten koncepte të reja për integrimin e vërtetë të të gjitha teknologjive të nevojshme për infrastrukturë energjetike më ekonomike dhe të qëndrueshme me qëllim që në mënyrë shtesë do të ndikohet mbi uljen e përdorimit të lëndëve fosile dhe emetimeve të dioksid karbonit.
SHA ELEM edhe sivjet mbetet kompania e vetme e Republikës së Maqedonisë që do të prezentohet me këtë stendë dhe është një prej vendeve të rralla të vendeve të Ballkanit që participuan në këtë manifestim ndërkombëtar me renome.
