Maqedoni
KRRE: Derivatet e naftës me çmime të reja, më të lira
27.06.2017 15:01
Në dy javët e ardhshme do të vlejnë çmimet e reja të derivateve të naftës, kumtoi sot Komisioni Rregullator për Energjetike...

Prej mesnatës, benzinat do të lirohen për 2 denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit ulet për 1.5 denarë. Një litër EUROSUPER BS 95 do të shitet për 60.5 denarë, ndërsa EUROSUPER BS 98 do të shitet për denarë.
Çmimi i ri i një litër dizel tani do të kushtojë 46.5 denarë. Për 1.5 denarë lirohet edhe çmimi i vajit ekstra i lehtë për amvisëri dhe tani do të kushtojë 35 denarë për litër.
