Maqedoni

Rasti “Shuplakat”, Gruevski të mërkurën në gjykatë

27.06.2017 17:20

Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, duhet të paraqitet të mërkurën në gjykatë për rastin “Shuplaka”...

Gruevski akuzohet për rastin me shuplakat e porositura për kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski, si dhe për dhunë të organizuar para komunës në vitin 2013.

Bashkë me të të akuzuar janë edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO-së, Daniella Rangellova. Seanca paraprake u anulua meqë pesë prej të akuzuarve nuk u paraqitën në sallë ndonëse kishin ftesa të rregullta.