Vërshime në Stamboll
Meteorologët parashikojnë se të reshurat do të vazhdojnë deri të dielën, ndërsa autoritetet turke i paralajmërojnë qytetarët të mos qëndrojnë në vende të hapura...........

Të reshurat e rrëmbyeshme shkaktuan vërshime në Stamboll dhe e penguan qarkullimin e komunikacionit në qytet.
Meteorologët parashikojnë se të reshurat do të vazhdojnë deri të dielën, ndërsa autoritetet turke i paralajmërojnë qytetarët të mos qëndrojnë në vende të hapura.
Gazetat turke publikuan fotografi në të cilat duket sikur deti dhe toka janë bashkuar dhe se si në ujë njëkohësisht lundrojnë edhe anije edhe automobila.
Gazeta "Hyriet" në titullin "Deti doli në tokë" shkruan se veçanërisht është goditur pjesa aziatike e qytetit. Në sheshin e lagjes Yskydar uji ka arritur 50 centimetra. Në pjesë të tjera të Stambollit, si Gaziosmanpasha, Bagxhallar dhe Esenler janë vërshuar objekte banesore dhe zyra.
Trafiku në metropol është paralizuar. Udhëtarët e transportit të qytetit janë detyruar të dalin nga autobuset dhe të shkelin në ujë. Në lagjen Kadikoj shtatë persona janë bllokuar në sallat sportive të përmbytura derisa kanë luajtur futboll dhe janë shpëtuar nga shërbimi i zjarrëfikësve.
Të reshurat shkaktuan kaos edhe në qarqe tjera turke, në Izmir, Malatia, Karklareti, Bolu dhe Bursa.
