Maqedoni
Propozimi për vazhdimin e pushimit të lindjes, MPPS: Vazhdimi e ngarkon buxhetin
27.06.2017 18:05
Status më të mirë të gruas në tregun e punës, mbrojtje të shëndetit si dhe përkujdesje efikase të fëmijëve në çerdhe kërkojnë një pjesë e OJQ-ve dhe e biznesit....

Ata janë kundër rritjes së pushimit të lindjes në 18 muaj, sepse për ta ky propozim-ligj është i papranueshëm dhe i paargumentuar.
“Për ne si punëdhënës është me rëndësi fakti se përballemi me ndryshime të kushteve në tregun e punës dhe në shumë sektorë kemi veç më mungesë të punëtorëve. Mungesa e një punëtori për 24 muaj ose më shumë se 18 muaj do të ndikojë shumë negativisht në produktivitetin e kompanive”,- deklaroi punëdhënësi, Angel Dimiskov.
Ndërkohë, pediatret mbështesin propozimin për vazhdimin e pushimit të lindjes. Sipas tyre, sigurimi i kushteve të mira në çerdhe dhe ulja e infeksioneve do të mundësojë që nënat të kthehen në punë.
“Në mënyrë të veçantë i përkrah të drejtat e grave dhe të fëmijëve. Këtu jam që të përkrah propozimin për vazhdimin e pushimit të lindjes”,- tha një pediatre.
Për një pjesë të organizatave ky propozim nuk është diskriminues sepse përkrahja për të drejtat e grave dhe fëmijëve është çështje kyçe për përmirësimin e kujdesit. Nga Ministria për Punë dhe politikë sociale thonë se vazhdimi i pushimit të lindjes në mënyrë plotësuese do të ngarkojë buxhetin.
“Kostot më të mëdha janë kostot sociale, emocionale, kostot psikologjike dhe kostot shëndetësore, dhe një gamë e gjerë e kostove që dalin nëse një person shndërrohet në një person pasiv dhe ne e dimë se këto kosto janë shumë vështira, të rikuperueshme”,- u shpreh zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ilmi Aziri.
Në Maqedoni pushimi i paguar i lindjes vlen për 9 muaj për çka në vit ndahen më shumë se 2 miliard denarë.
FLUTURA LAITIFI
