Botë
Mosul, ushtria çliron nga ISIS një pikë strategjike
27.06.2017 18:44
Forcat irakiane kanë rimarrë nga terroristët e ISIS-it një pikë strategjike të pjesës së vjetër të qytetit të Mosulit...

Bëhet fjalë për lagjen Al-Farouq në qytetin e vjetër, deklarojnë komandantët e operacionit për çlirimin e Mosulit.
Por, edhe përkundër marrjes së kësaj lagjeje, edhe gjatë mesditës së sotme kanë vazhduar përleshjet mes forcave irakiane dhe militantëve të ISIS-it.
Ditë më parë, kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi, tha se Mosuli do të çlirohet nga ISIS-i brenda disa ditësh.
