Venezuelë, sulm granatash nga helikopteri Gjykatës së Lartë
28.06.2017 09:58
Gjykata e Lartë e Venezuelës është sulmuar me granata nga një helikopter, ndërsa presidenti i vendit, Nicolas Maduro, e quajti incidentin një sulm terrorist...

BBC raporton se ka qenë një helikopter policie që fluturonte mbi qytet para se të qëllonte me armë Gjykatën e Lartë.
Zyrtari i policisë tha se kishte pilotuar avionin e vjedhur dhe lëshoi një deklaratë ku akuzonte qeverinë si “kriminale”. Vendndodhja e tij nuk dihet.
Ky incident vjen pas protestave masive të qytetarëve kundër krizës politike dhe ekonomike.
Gjykata e Lartë është kritikuar vazhdimisht nga opozita venezueliane për vendimet e saj, që mbështesin qëndrimin në pushtet të presidentit Maduro.
