Përkujtohet veprimtari Gafurr Zendeli
Gafurr Zendeli është një figurë që u takon dy epokave të ndryshme mbarëshqiptare, epokës së lavdishme të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe të Ushtrive Çlirimtare, potencoi kryetari SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu.............

Bashkëpunëtorët dhe bashkëveprimtarët që punuan me të, strukturat e larta të BDI-së dhe lideri i saj, Ali Ahmeti, përfaqësues të SHVL-UÇK-së, familje të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe përfaqësues të pushtetit vendor, mbi varrin e veprimtarit Gafurr Zendeli, vendosën lule të freskëta në shenjë përkujtimi për kontributin madhor në të gjitha proceset e organizimit të shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë londineze.
Sot ne bëjmë homazh në përvjetorin e ndarjes fizike të veprimtarit dhe luftëtarit, Gafurr Zendeli, duke përkujtuar atë vetëm për ndarjen fizike, por jo edhe për ndarjen nga kujtimi për veprimtarinë e tij madhore, sepse Gafurr Zendeli tërë jetën ia kushtoi veprimtarisë kombëtare dhe çlirimit të vendit, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Gafurr Zendeli është një figurë që u takon dy epokave të ndryshme mbarëshqiptare, epokës së lavdishme të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe të Ushtrive Çlirimtare, potencoi kryetari SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu.
Ai kishte virtyte të larta atdhetare dhe njerëzore, prandaj iu besuan aksione komplekse si gjatë veprimit ilegal ashtu edhe gjatë luftërave për liri dhe barazi, ishte gjithmonë pranë komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Ali Ahmetit dhe dëshmoi afinitete në organizimin e takimeve me diplomatët e huaj, tha veprimtari Fatmir Limani. Figura e veprimtarit të devotshëm të çështjes shqiptare, Gafurr Zendeli, do të jetojë në kujtesën e popullit, sepse ai dha shembullin më të mirë se si duhet mbrojtur atdheu.
Ishte aty ku e thërriste zëri i atdheut, me flamurin e luftës në Kosovë, Preshevë e Bujanovc, si dhe në luftën e vitit 2001 në Maqedoni. (Shaban Dalipi, TVM2)
