Rasti “shuplakat”, Gruevski sot në gjykatë

28.06.2017 10:21

Ish kryeministri Nikolla Gruevski.....

Ish kryeministri Nikolla Gruevski duhet të paraqitet sot në gjykatë, për rastin Shuplaka.

Gruevski akuzohet për rastin me shuplakat e porositura për kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, si dhe për dhunë të organizuar para komunës në vitin 2013.

Bashkë me të të akuzuar janë edhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO- së, Daniella Rangellova.

Seanca paraprake u anulua meqë pesë prej të akuzuarve nuk u paraqitën në sallë ndonëse kishin ftesa të rregullta.