Rasti “shuplakat” anulohet për 28 shtator

28.06.2017 11:43

Ish kryeministri Nikolla Gruevski paraqitet sot në gjykatë për rastin Shuplaka....

Ish kryeministri Nikolla Gruevski paraqitet sot në gjykatë për rastin Shuplaka, por kjo seancë është anuluar për më 28 shtator,

Pas shtyrjes së sërishme të seancës kundër Nikolla Gruevskit dhe 14 të tjerëve, ka reaguar vetë Andrej Zhernovski, viktimë e trysnive të vitit 2013 në komunën Qendër.

Sipas tij, seanca e sotme tregoi më së miri se nuk kemi të bëjmë me ndonjë montim materialesh, duke theksuar se ditët e Gruevskit janë të numëruara dhe se nuk do t’i ikë gjyqit të popullit.

Ndërsa prokurorja speciale Fatime Fetai e cilësoi seancën e sotme si marrëveshje ndërmjet gjyqit dhe mbrojtjes së të akuzuarve për të shtyrë seancën dhe se të gjithë palët ishin të pranishme, diçka që nuk ka ndodhur më herët.

Ajo shtoi se kanë kërkuar sqarime për mungesën e raporteve, por nuk kanë marrë përgjigje. Gruevski akuzohet për rastin me shuplakat e porositura për kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, si dhe për dhunë të organizuar para komunës në vitin 2013.

Bashkë me të të akuzuar janë edhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO- së, Daniella Rangellova.