Nesër vendi në fazën portokalli, MSh rekomandon: Shtatzënat të lirohen nga puna

28.06.2017 14:57

Maqedonia në tre ditët në vazhdim do të jetë në fazën e portokalltë...

Maqedonia në tre ditët në vazhdim do të jetë në fazën e portokalltë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

E enjtja, e premtja dhe e shtuna do të jetë nën masën e nxehtë dhe Maqedonia do të jetë e kapluar nga masa e ajrit të nxehtë.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të lirohen nga angazhimet e punës gratë shtatzëna dhe pacientët me sëmundje kronike që janë mbi moshën 60 vjeçare. Punëdhënësve u këshillohet që të riorganizojnë orarin e punës në mënyrë që të shmangin aktivitetet në ambiente të hapura në periudhën kohore prej orës 11 deri në 17.

“Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të shmangen aktivitetet sportive në ambiente të hapura prej orës 11 deri më 17, veçanërisht u rekomandoket institucioneve për kujdesin e fëmijëve, kopshteve dhe çerdheve, të mos i ekspozojnë fëmijët në ambiente të hapura në këtë periudhë kohore. Për të tjerët vlejnë rekomandimet e ditura, shmangia e daljes në diell gjatë orëve të nxehta, veshja më e lehtë, pirja e sa më shumë lëngjeve, kujdesja në ushqimin dhe marjen me rregull të ilaçeve për të sëmurët kronikë. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)