Filluan regjistrimet në shkollat e mesme, interesimi më i madh për drejtimin e gjimnazit

28.06.2017 15:19

Në shkollat e mesme në vend u realizua afati i parë i paraqitjes...

Në shkollat e mesme në vend u realizua afati i parë i paraqitjes dhe regjistrimit të nxënësve.

Për shkak të heqjes së testimit ekstern, këtë vit janë bërë ndryshime në konkursin e shpallur, me ç’rast janë të nevojshme 80 pikë për regjistrim dhe do merret parasysh suksesi i nxënësve nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, suksesi mesatar në gjuhën amtare, gjuhën angeleze dhe dy lëndë nga profesioni, si dhe diplomat e marra në gara republikane dhe ndërkombëtare. Por, edhe sivjet u përsërit fenomeni i njejtë. Nxënësit preferojnë gjimnazet, sepse sipas tyre drejtimi i përgjithshëm ofron perspektivë dhe mundësi më të mëdha për vazhdimin e arsimit sipëror.

“U regjistrova këtu sepse është gjimnaz i përgjithshëm që më jep mundësi në të ardhmen të regjistrohem në fakultetin ku dëshiroj unë”- tha një nxënës.

“Vendosa të regjistrohem këtu sepse me pëlqen shkolla si është dhe shoh perspektivë në të ardhmen për t’u regjistruar në fakultetin e pedagogjisë dhe të bëhem mësuese”,- u shpreh një nxënëse.

Fluksin e madh të nxënësve e konfirmon edhe drejtori i ZLM-së, Faruk Zeqiri, sipas të cilit këtë vit ofrohen 6 drejtime.

“Deri tani kemi rreth 250 nxënës që kanë aplikuar. Këtë vit në këtë shkollë  ka dhe risi, nxënësit mund të orientohen në 6 drejtime të ndryshme, gjysmë artistik kombinimi A dhe B, matematiko-natyror A dhe B, si dhe gjysmë artistik kombinimi A dhe B. Gjithsej në shkollën tonë është paraparë të regjstrohen 544 nxënës, ose të formohen 16 paralele në shkollën e mesme të ZLM-së”,- u shpreh drejtori i ZLM-së, Faruk Zeqiri.

Rezultatet nga regjistrimet në afatin e qershorit do të shpallen të premten. Paraqitja e dytë e afatit regjistrues të qershorit dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet më 5 korrik, ndërkaq rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të kumtohen më 6 korrik. Testimi kualifikues në shkollat e mesme profesionale do të organizohet më 3 korrik, ndërkaq rezultatet do të shpallen më 4 korrik. (Flutura Latifi, TVM2)