Nikollovski: Fillon pagesa e subvencioneve për prodhuesit e duhanit

28.06.2017 16:41

Filloi pagesa e subvencioneve nga viti 2016 për bujqit....

Filloi pagesa e subvencioneve nga viti 2016 për bujqit, që u vonuan për shkak të krizës së stërzgjatur politike në vend.

Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, informon se janë tejkaluar të gjitha problemet  me Shoqatën Aksionare “Ujësjellësi”, drejtorin e të Hyrave Publike, Agjencinë Pagesore dhe se janë nënshkruar të gjitha urdhëresat në Ministrinë e Financave për realizimin e 25 milionë eurove të mbetura për 24 mijë aplikues.

“Bujqit gjatë ditës së sotme dhe të neserme do të mund t’i marrin subvencionet e tyre. Bëmë ç’mos në të kaluarën që të ç’bllokojmë pagesën e subvencioneve të bujqve, që kap vlerën prej 1. 5 miliard denarë, ose rreth 25 milion euro”,- deklaroi ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski.