Maqedoni
VMRO-DPMNE: PPS dhe LSDM shpifin për t’u bërë presion gjykatave
28.06.2017 17:41
VMRO-DPMNE vlerëson se Prokuroria Speciale nuk ka asnjë dëshmi dhe tenton të fsheh anësinë e saj dhe joprofesionalizmin me shpifje...

Sipas VMRO-së, PPS dhe garnitura e re qeveritare, në vazhdimësi, përmes deklaratave dhe frikësimeve, bëjnë trysni ndaj gjykatës. VMRO thekson se anëtarët e saj janë të bindur se çdoherë i kanë respektuar dhe do t’i respektojnë ligjet dhe se koha do të tregojë se veprimet, siç thonë, të organizuara nga LSDM-ja dhe PPS-ja, janë vetëm raste të montuara politike.
