Botë
Kinë, 28 të vdekur dhe 16 të zhdukur nga përmbytjet
28.06.2017 18:57
Përmbytjet e shkaktuara nga shirat që zgjasin tashmë 4 ditë në Kinë, kanë shkaktuar 28 viktima...

16 të tjerë konsiderohen të zhdukur. 504 mijë njerëz janë detyruar të evakuohen në provincat Anhui, Guizhou, Hubei, Hunan, Jiangxi, Sichuan, Yunnan dhe Zhejiang.
Autoritetet thonë se 186 mijë të tjerë kanë nevojë urgjente për asistencë. 6500 shtëpi janë totalisht nën ujë.
Gjithashtu përmbytjet kanë shkatërruar tërësisht prodhimet bujqësore në një hapësirë prej 45 mijë e 200 hektarësh.
Dëmet ekonimike deri tani llogariten në afro 9.46 miliardë juanë.
