Më 5 qershorë BDI mban kongresin zgjedhorë
BDI të enjten do të mbajë kongresin e saj i cili do të jetë me karakter zgjedhorë, ndërsa disa muaj më vonë do të mbajë edhe kongres tematik, politik, në të cilin do të diskutohet për politikat dhe strategjitë e mëtejme të partisë...............

BDI të enjten do të mbajë kongresin e saj i cili do të jetë me karakter zgjedhorë, ndërsa disa muaj më vonë do të mbajë edhe kongres tematik, politik, në të cilin do të diskutohet për politikat dhe strategjitë e mëtejme të partisë.
Zëdhënësi i integristëve, Bujar Osmani, thotë se kryesia qendrore e partisë dje ka mbajtur mbledhjen e fundit para kongresit, për të bërë përgatitjet e fundit, ku ka miratuar dokumentet që do të propozohen në kongres për t’u miratuar si statuti i partisë, rregullorja për punë, rendi i ditës e kështu me radhë.
Lidhur me negociatat për formimin e Qeverisë me VMRO-DPMNE-në, Osmani ka shtuar se bisedimet prej në fillim kanë qenë të ndara në tre faza dhe janë në përfundimin e sipër.
“Faza e parë ka qenë faza më e rëndësishme, më e gjerë dhe më e komplikuar, ajo e harmonizimit të dy platformave politike dhe kjo fazë është e kompletuar, faza e dytë, faza e harmonizimit të parimeve ose definimit të parimeve për bashkëqeverisje dhe kjo fazë është rrumbullaksuar, jemi në përfundimit e fazës së tretë të ndarjes së resorëve. Kjo fazë pritet të përfundon ditëve në vijim, besoj se deri para ditës së enjte, para kongresit do të përfundojë edhe ndarja e resorëve që të lihet hapësirë menjëherë pas kongresit, të mundet partia dhe strukturat e reja të partisë të vendosin për emra të cilët do të udhëheqin me institucionet, të cilat do të jenë pjesë e BDI-së në kuadër të Qeverisë”, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Zëdhënësi Bujar Osmani ka shtuar se deri më tani partia nuk ka biseduar asgjë konkrete në lidhje me emrat e kuadrove të BDI-së, të cilët do të udhëheqin me resorët.
“Deri më tani nuk është biseduar në parti për emra, për shkak se ende nuk është finalizuar procesi i ndarje së resorëve, do të thotë ju nuk mund të bisedoni për emra përderisa nuk dihet BDI me cilat ministri do të udhëheqë. Prandaj do të presim deri këto dy ditë para kongresit të definohet, të finalizohet ndarja e resorëve që të lihet hapësirë, pastaj që strukturat në kongres të vendosin edhe për emrat konkret”, theksoi zëdhënësi i BDI-së, Osmani.
Integristët do të mbajnë kongresin të enjten në ora 13, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku 675 delegatët me votim do të zgjedhin organet e partisë, kryetarin e partisë dhe këshillin e përgjithshëm. Nuk dihet nëse lideri aktual i partisë, Ali Ahmeti, do të ketë kundërkandidat. (Mefail Ismaili, TVM2)
