Vetem në 6 qytete sherbime shëndetësore me kujdestari
Vetëm 6 qytete në Maqedoni ofrojnë shërbime kujdestare mjekësore për qytetarët, ndërsa 23 qytete të tjera nuk mbulojnë të siguruarit me shërbime mjekësore gjatë vikendeve, ka theksuar drejtoresha e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Maja Parnarxhieva...........

Vetëm 6 qytete në Maqedoni ofrojnë shërbime kujdestare mjekësore për qytetarët, ndërsa 23 qytete të tjera nuk mbulojnë të siguruarit me shërbime mjekësore gjatë vikendeve, ka theksuar drejtoresha e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Maja Parnarxhieva.
"Shkupi, Velesi, Kratova, Radovishi, Makedonski Brodi dhe Vinica janë shtëpitë shëndetësore ku funksionon shërbimi kujdestar dhe këtë e arsyetojnë barnatoret kujdestare, pasi që shohim dhënien e barërave me recetë nga shërbimet kujdestare. Të gjitha qytetet e tjera duke filluar nga më të mëdhatë, siç janë: Manastiri, Ohri, Tetova, Kumanova, Strumica shohim se absolutisht nuk janë të mbuluar të siguruarit tanë me shërbim kujdestarë dhe mbrojtje shëndetësore gjatë vikendeve”, deklaroi drejtoresha e Fondit për Sigurim Mjekësor, Maja Parnarxhieva.
Ndërkohë që edhe poliklinika “Idadia” në Shkup ka filluar që shërbimet e saj mjekësore t’i ofrojë edhe përmes shërbimit kujdestar nga mjekët amë ditëve të shtuna, në këtë poliklinikë shërbimet mjekësore do të mund t’i shfrytëzojnë të gjithë qytetarët e Shkupit pa marrë parasysh se në cilën Komunë bëjnë pjesë.
“Sipas nevojave të qytetarëve, jo larg ka filluar edhe shërbimi kujdestar i mjekëve amë ditën e shtunë. Nga raportet e fituara, që kur ka filluar shërbimi kujdestar te personat e rritur, janë realizuar 153 intervenime dhe 60 kontrolle, ndërsa te fëmijët 6 intervenime dhe 69 kontrolle”, theksoi drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Shkup, Tatjana Baevska.
“Qytetarët që janë në territorin qendror të qytetit, por dhe në rrethinë dhe Komunat tjera të qytetit, mund të marrin mbrojtjen shëndetësore në këtë pikë të shërbimit shëndetësor, i cili na mundësoi përkrahje teknike”, - tha kryetarja e Këshillit Komunal të Mjekësisë Private, Biljana Petkovska.
Të gjitha barërat e rekomanduara nga shërbimet kujdestare ndonëse nuk janë të rekomanduara nga mjeku amë, do të mund të sigurohen në barnatoret kujdestare të vendit. (Florije Kamberi, TVM2)
