Botë
Rezultatet përfundimtare: PAN 39 deputetë, VV 32 dhe LAA 29 Albin Kurti, më i votuar se Hoti e Haradinaj
29.06.2017 16:50
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit...

Në bazë të këtyre rezultateve, Koalicioni PDK, AAK dhe NISMA ka fituar 33.74% të votave, apo 39 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje 27.49% të votave, apo 32 deputetë dhe koalicioni LDK, AKR, Alternativa 25.53%, apo 29 deputetë.
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet e 11 qershorit. Kurtin e kanë votuar 143 mijë e 642 qytetarë, duke e lënë pas kandidatin nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avudullah Hoti, i cili ka marrë gjithsej 115 mijë e 658 vota. Ndërsa kandidati nga koalicioni PDK AAK, Nisma, Ramush Haradinaj, radhitet i treti me gjithsej 101 mijë e 994 vota.
GYLTENE SINANI
