Maqedoni

Këshilli i Prokurorëve, PThKO vendos nëse “Sopoti” i jepet PPS-së

29.06.2017 16:53

Prokuroria për Krim të Organizuar do të vendosë nëse lënda për rastin “Sopoti” do të kalojë ose jo në kompetenca të Prokurorisë Publike Speciale....

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, në mbledhjen që zgjati mbi 3 orë, tha se Prokuroria e Përgjithshme për Krim të Organizuar ka tashmë afat prej 8 ditësh që të prononcohet nëse do t’ia dorëzojë lëndën hetuesve të Speciales. 
 
Në procesin gjyqësor për rastin “Sopoti”, 11 banorë u dënuan me gjithsej 156 vite burg. Ata u shpallën fajtorë për vendosjen e minës në fshatin Sopot të Kumanovës, në vitin 2003, ku e humbën jetën 2 ushtarë polakë të NATO-s dhe një civil. Të akuzuarit gjatë kohë kanë pritur që rasti të kalojë në duart e Katica Janevës duke marrë parasysh se ishte publikuar bisedë e përgjuar pikërisht për këtë rast.