Maqedoni
Gjykata Themelore në Kumanovë, anulohet seanca për vrasjen e Almir Aliut
29.06.2017 17:05
Në Gjykatën Themelore të Kumanovës u anulua seanca për vrasjen e Almir Aliut, në të cilën duhej të dëshmonte vrasësi, Boban Iliq...

Seanca gjyqësore u anulua për shkak të mungesës së njërit nga avokatët, i cili është arsyetuar se ka obligime tjera të punës.
Prokuroria gjykon Boban Iliqin se më 25 qershor të vitit të kaluar e ka goditur qëllimisht për vdekje me veturë katërvjeçarin, Almir Aliun. Incidenti ka ndodhur pas një zënke verbale me babanë e Almirit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë, pas çka Boban Iliq e ka shtypur me veturë Almirin dhe prindërit e tij, me ç’rast këta të fundit pësuan vetëm lëndime.
Në të njëjtin rast kundër babait të fëmijës, Sedat Aliut, dhe dy familjarëve të tij, Sami Demirit dhe Abdulla Aliut, është shtruar aktakuzë për vepër penale “dhunë”.
