Maqedoni
KRRE vendosi: Energjia elektrike për 0.25% më e lirë
29.06.2017 17:22
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ul çmimin e energjisë elektrike për 0.25%...

Komisioni në seancën përgatitore konfirmoi se Shoqëria aksionare “Elektranat”, ose ELEM, ka rritje të shpenzimeve dhe për këtë çmimi duhet t’u rritet për minimum 0.05% krahasuar me çmimin e deritanishëm prodhues.
Ulje më të madhe të tarifave ka tek Shoqëria aksionare MEPSO dhe EVN - Maqedoni me mbi 5%. EVN mori rritje të parëndësishme prej 0.1% në pjesën e tarifës për furnizim, që ka të bëjë me liberalizimin e tregut.
