Maqedoni
Zv kryeministri Lika takon ambasadorët Garret dhe Kobler
29.06.2017 18:25
Zëvendëskryeministri për sistem politik, përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Hazbi Lika, u takua me ambasadorin e Britanisë së Madhe Charles Garrett....
Zëvendëskryeministri Lika dhe ambasadori Garret konstatuan se është interes publik sjellja sa më e shpejtë e ligjit për gjuhët, pasi që do të ndikojë pozitivisht në afrimin e qytetarëve me institucionet shtetërore. Ndërkohë bashkëbiseduesit biseduan edhe për çështje teknike rreth implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Zv kryeministri Lika priti gjothashtu edhe ambasadoren e Austrisë Renate Kobler, së cilës i potencoi se respektimi i normave që dalin nga Marrëveshja e Ohrit duhet të jetë prioritet edhe i palës maqedone, meqë mosrespektimi i këtij dokumenti paqësor rezulton drejtprëdrejt në moszbatimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
Vullneti pozitiv i këtij koalicioni, shtoi ai, duhet të shfrytëzohet maksimalisht për të realizuar çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe, e cila është prioritet i joni. Miratimi i ligjit të gjuhës dhe implementimi i detyrueshëm i tij, do të jetë në favor të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
