Maqedoni
“Përvëlohet” Mesdheu, një pjesë e Europës përfshihet nga stuhitë
29.06.2017 18:59
Rajoni i Mesdheut po përjeton ditë të nxehta për shkak të ndikimit nga vala e të nxehtit afrikan...

Në Greqi temperaturat pritet të shkojnë gjatë të enjtes në 43 gradë celsius. Mirëpo presioni i ulët atmosferik, i përqendruar kryesisht në Europën qendrore, pritet të kalojë edhe në Mesdhe.
I nxehti afrikan ka sjellë mjaft probleme me thatësirën dhe ujin e pijshëm në shtete të tilla si Italia, Irlanda, apo dhe Britania e Madhe. Kjo e fundit po përballet me ditët më të nxehta të qershorit në 176 vitet e fundit, kur tashmë është në gjendje emergjence për furnizimin me ujë të pijshëm. Në disa vende të Evropës, vala e të nxehtit të pazakontë ia ka lënë vendin ekstremit tjetër.
Stuhitë e shoqëruara me shira të rrëmbyeshëm janë regjistruar këto ditë në të gjithë Europën. Moti i keq e ka përfshirë Spanjën, Francën, Gjermaninë dhe Alpet. Turbulencat atlantike kanë sjellë rënie të temperaturave, nga 38 gradë në 20 gradë celsius.
