Maqedoni

Mbretërimi i ISIS mbaroi! Autoritetet në Irak optimistë: Lufta drejt fundit

29.06.2017 19:29

Trupat irakiane kanë konfiskuar rrënojat e xhamisë së madhe të Mosulit nga ISIS-i, tha ushtria në një njoftim...

Trupat irakiane kanë konfiskuar rrënojat e xhamisë së madhe të Mosulit nga ISIS-i, tha ushtria në një njoftim, duke deklaruar se mbretërimi i ekstremistëve në vend ka mbaruar.
 
“Shteti i tyre fiktiv ka rënë”,- tha zëdhënësi i ushtrisë, gjeneral brigadier Yahya Rasool, për televizionin shtetëror, tri vite pas udhëheqësi i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, deklaroi krijimin e të ashtuquajturit kalifat nga i njëjti vend.
 
Grupi ekstremist shkatërroi xhaminë e shekullit të 12-të të al-Nuri javën e kaluar pasi u bë e qartë se forcat irakiane, të mbështetura nga ShBA, kishin nisur avancimin në drejtimin e saj. Flamuri i zi kishte fluturuar nga minarja e al-Hadba që nga qershori 2014, kur ekstremistët arritën të kapnin një të tretën e Irakut, pasi u përhapën përgjatë kufirit nga Siria.
 
Rreth 300 militantë ende po luftojnë për vdekje në rrethin e Qytetit të Vjetër, por autoritetet e Irakut presin që beteja tetëmujore të përfundojë brenda ditëve të ardhshme. ISIS-i tani ka një zonë nën kontroll në anën perëndimore të lumit Tigër, me një hapësirë më pak se 1 km katror.