Maqedoni
Kërkesat e PPS-së për paraburgim, Gjykata Themelore duhet të vendosë sot
30.06.2017 12:17
Gjykatësit nga Këshillat Penal nga Gjykata Themelore Shkup 1 sot do të vendosin rreth aktakuzave dhe kërkesave...

Gjykatësit nga Këshillat Penal nga Gjykata Themelore Shkup 1 sot do të vendosin rreth aktakuzave dhe kërkesave për përcaktim të masave për paraburgim dhe për kujdes për rastet e Prokurorisë Publike Speciale që dje u dorëzuan në këtë gjykatë.
Gjykata Penale informoi se përmes përzgjedhjes automatike për lëndët “Total”, “Lëndina”, “Tifani”, “Titanik” dhe “Tortura” vlerësim për kërkesat e PSP-së do të japë gjykatësja, Monika Bahçovanovska. Edhe lëndët që janë në kompetencë të Sektorit për krim të organizuar gjithashtu përmes vendosjes automatike janë ndarë tek disa gjykatës. Gjykatësja, Lidija Petrovska, do të vendosë për lëndën “Tarifa”, gjykatësi, Goran Boshevski, për lëndët “Thesari” dhe “Tanku”, gjykatësja, Verka Petkovska, për lëndën “Titanik-2”, gjykatësja, Lenka Davitkovska, do të vendosë për lëndën “Toplik”, gjykatësja, Ivica Stefanovski, për lëndën “Tenderët” dhe gjykatësja, Tatjana Mihajllova, duhet të vendosë për masat e kërkuara nga PPS për të dyshuarit në lëndët “TNT” dhe “Trajektorja”.
Prokuroria Speciale kërkon masë paraburgimi për 18 persona dhe masë kujdesi për 47 persona. Mbrëmë para gjykatës u mblodhën edhe rreth 30 përkrahës të VMRO-së për të mbrojtur, siç thanë, shtetin, nga Prokuroria Speciale Publike. Protesta përfundoi, por nuk pati ndonjë incident.
