Botë
ShBA, rivendoset në fuqi urdhri i Trumpit
30.06.2017 13:00
Pasi mori dakordësinë e pjesshme të Gjykatës Supreme amerikane për të zbatuar planin e presidentit, Donald Trump...

Pasi mori dakordësinë e pjesshme të Gjykatës Supreme amerikane për të zbatuar planin e presidentit, Donald Trump, në lidhje me emigrantët, Shtëpia e Bardhë ka publikuar rregullat e reja për udhëtarët nga 6 vende me shumicë popullsie myslimane.
Sipas planit, askush prej tyren nuk do të mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur të afërm ose lidhje biznesi në ShBA. Penalizimet u futën në fuqi në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes dhe prej tyre do të preken Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni.
Ky rregull ishte parashikuar që me firmosjen e urdhrit ekzekutiv të firmosur nga Donald Trump, por gjithçka u pezullua pas disa vendimeve që dhanë gjykatat federale amerikane. Shtëpia e Bardhë e dërgoi çështjen në Gjykatën Supreme nga ku mori dritën jeshile për të implementuar nismën.
Drejt Shteteve të Bashkuara mund të udhëtojnë edhe ata persona që ndjekin studimet e larta, ose kanë një vizë pune, por kjo duhet të provohet përmes shkresave zyrtare dhe s’mund të jetë evasive. Nga rregulli përjashtim bëhet vetëm për personat që kanë dy shtetësi, mbi të cilët nuk aplikohen penalizime.
