Temperatura rekord 53.7 °C, në Ahvaz të Iranit fillon të shkrijë asfalti
Një qytet në Iran ka regjistruar temperaturën më të nxehtë që ka goditur ndonjëherë vendin dhe mund te këtë arritur edhe rekordin botëror për temperaturën më ekstreme...

Agjencia meteorologjike franceze thotë se në qytetin e Ahvaz temperatura kishte arritur në 53.7 grade celsius. Agjencia tha se temperatura është një “rekord absolutisht i ri dhe i pabesueshëm në Iran” dhe se kjo ishte temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në qershor mbi Azinë kontinentale.
Sipas mediave ndërkombëtare, në qytetet u bë aq nxehtë sa në disa rrugë filloi të shkrinte edhe asfalti, duke tmerruar shumë qytetarë. Autoritetet paralajmëruar banorët të shmangin lëvizjes në orët e nxehta të drekës. Irani kështu bëhet shteti që ka regjistruar temperaturën më të nxehtë të matur ndonjëherë në Tokë në kohët moderne.
